Basha: Kriza nuk do të mbyllet me pazar, largimi i Ramës i panegociueshëm

schedule21:29 - 21 Qershor, 2019

schedule 21:29 - 21 Qershor, 2019

Në fjalën e tij para protestuesve opozitarë, kreu demokrat shprehu vendosmërinë se kriza nuk do të mbyllet me Pazar dhe largimi i Ramës është i panegociueshëm.

Përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm.

1.Largimin e Edi Ramës.

2.Zgjdhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestian për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike.

Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare. Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo me pazare por mbi parime dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqitparëve.

Duke falendëruar shqiptarët për pjesëmarrjen, Basha tha se  gjithë bota e sheh sot kontrastin mes popullit dhe bandës kriminale të Ramës.

Asnjë hap pas, Rama ik. Nuk do t’ju braktisim dhe nuk do t;ju zhgënjejmë. Nuk do ta kthejmë kurrë këtë energji, këtë besim, në një kapital për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit politik me Edi Ramën. Jua them sonte qartë dhe prerë: tani që çdokush e di atë që ne 6 vite e denoncuam, se Edi Rama është një hajdut dhe një kriminel gjakftohtë dhe që për karrigen e tij, për pushtetin e tij, për pasuritë e tij të paligjëshme, shkatërroi shtetin, ekonominë. Tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 shkurtit që ndron dhe do të qëndrojë në fuqi: nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj

“Dua t’ju falënderoj nga zemra që iu përgjigjet thirrjes time për të dalë në protestë, burra dhe gra me fëmijë për dore. E gjithë bota sonte sheh kontrastin midis popullit europian të Shqipërisë dhe bandës më anti-europiane, më anti-amerikane, më anti-perëndimore, bandës despotike kriminale të Edi Ramës. Ndaj sonte në zërat e gjokseve tuaja, me këtë prani oqeanike në këtë shesh të lirisë, dëgjojeni, kujtojeni shumë shpejt, sonte po vulosim vdekjen politike të organizatës kriminale të Rilindjes. Rama ik”.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!