Basha krijon “Aleancën për Demokraci”: Do na japë mendime për nismat dhe dialogun

schedule23:40 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 23:40 - 17 Dhjetor, 2021

Nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve do të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike, thirrur nga Lulzim Basha. Në rendin e ditës janë disa pika me fokus bashkimin e partisë dhe aksionin kundër qeverisë.

Por në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDSH-së u morën edhe dy vendime të rëndësishme që do të kalojnë në Kuvend për të marrë vulën e fundit. I pari ka të bëjë me përjashtimin nga strukturat drejtuese të PD-së të anëtarëve që i ka kapur ligji i dekriminalizimit dhe që janë shpallur “non grata” me objektiv të qartë Sali Berishën.

Dy janë strukturat që rrezikon të largohet ish-kryeministri nëse nesër miratohet propozimi i Kryesisë; Këshilli dhe Kuvendi i PD-së. Pika tjetër që Kryesia miratoi sot dhe do ia propozojë Kuvendit nesër lidhet me krijimin e Aleancës Qytetare për Demokraci, si organizatë partnere e PD-së. Kryesia thekson se në organizatë do të bëjnë pjesë njerëz intelektualë dhe anëtarësimi në parti nuk është kusht.

Kjo aleancë synon të analizojë dhe të japë mendim kritik me sugjerime konkrete dhe konstruktive ndaj politikave dhe nismave të PD-së për të forcuar dialogun dhe debatin konstruktiv me shoqërinë” thuhet në propozimin e Kryesisë për Kuvendin.

PD thotë se do i garantojë kësaj organizate partnere përfaqësim në pozicionet vendimmarrëse me të paktën 10%. Nesër përpos Kuvendit të PD-së në krahun tjetër Sali Berisha ka organizuar referendumin në të gjitha degët e partisë për shkarkimin e Lulzim Bashës./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!