Basha krah Xhelal Mziut në Maqellarë: Ndryshimi po afron, mos u dorëzoni edhe dy javë

schedule13:14 - 10 Prill, 2021

schedule 13:14 - 10 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Maqellarë ku u takua me qytetarë të shumtë. Basha tha se nuk ka parë kurrë Maqellarën me këtë entuziazëm ndërsa shtoi se kjo frymë duhet dërguar deri në fshatin më të largët.

Krah drejtuesit politik të PD në Dibër Xhelal Mziu, Basha u takua edhe me disa përfaqësues të bizneseve ku deklaroi se ndryshimi po afron dhe qytetarët duhet të durojë edhe dy javë.

 

“Kurrë nuk e kam parë Maqellarën kaq plot. Pak ditë na ndajnë nga 25 Prilli. Këtë entuziazëm ta çojmë derë më derë në fshatin më të largët.

Të gjithë ata që për 8 vite me radhë u kërrusën, u gjunjëzuan. Ndryshimi po afron për të gjithë ju. Maqellara fitoi, Dibra fitoi. Mos u dorëzoni edhe dy javë të gjithë bashkë për ndryshimin”, deklaroi Basha./mv.abcnews.al