Basha: Koha e Ramës ka marrë fund, nuk do na trembe jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin

schedule12:00 - 14 Mars, 2021

schedule 12:00 - 14 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat nga qyteti i Elbasanit është shprehur se dita e ndryshimit po vjen dhe ajo është 25 prilli.

Kryedemokrati pas një takimi që ka zhvilluar me disa nga përfaqësueset e partisë në Elbasan është shprehur se 25 prilli është dita që do të sjellë ndryshimin dhe Elbasani do u kthehet qytetarëve.

Basha i ka bërë thirrje Ramës që të heqë dorë nga dhuna dhe nga shoqërimi me kriminelët me të cilët ai shoqërohet, dhe ka qeverisur.

“Sapo kam mbaruar një takim me zonjat përfaqësuese të Elbasanit për ditën e madhe të ndryshimit 25 prillit. Nga zemra u uroj të gjithë grave, nënave dhe gocave të Elbasanit gëzuar Ditën e Verës. Koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe ai e di këtë, është për të ardhur keq që dhe në javët e fundit siç ka bërë 8 vite, provokoi qytetarët e Elbasanit bashkë me kriminelet. Koha e Ramës ka marrë fund nuk do na trembe ne jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin. Qyteti me 25 prill do i kthehet njerëzve punëtore të Elbasanit, kudo që të shkosh Edi Rama do të shikosh fuqinë e njerëzve, hiq dorë nga kriminelet me të cilët ke qeverisur. 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, siç është dhe kjo ditë. Ndryshimi po vjen”, ka thënë Basha./abcnews.al