Basha: Këtë shoqëri nuk do t’a dominojë më mafia

schedule22:45 - 30 Nëntor, 2020

schedule 22:45 - 30 Nëntor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u zotua edhe njëherë këtë mbrëmje se do të luftojë kundër vendimeve të gabuara të deritanishme.

I ftuar në “Log.” Me Endri Xhafon, Basha tha se këtë shoqëri nuk do t’a dominojë më mafia.

“Mafja janë që ligjin, kushtetutën, parlamentin, qeverinë, vendimmarrjen ja nënshtrojnë përfitimit të tyre personal. Mund të jene politikan, mund të jenë biznesmen, mund të jenë anëtar të krimit të organizuar që merren me paratë e pista”, tha Basha.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Të bëj prokurorin këtu por unë këtu si kryetar i opozitës. Trau do të hiqet, teatri po kështu ka kontratat do shkojnë para drejtësisë, para asnjë prej këtyre nuk do të qëndroj janë pjesë e propagandës qeveritare. Asnjë opozitë  në Ballkan nuk ka bërë betejën që ka bërë opozita ime. Asnjë kryetar opozite në Ballkan nuk ka marrë vendimin që kam marrë unë për t’u përballur me një autokraci në rritje. Dhe ndaj kësaj Edi Rama nuk ka absolutisht asgjë për të thënë përveçse për të përhapur helmin e propagandës që ne i lëmë kauzat në gjysëm kur në fakt është ai i cili ka çuar drejt shkatërrimit arbitrar tek Astiri dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi penale kur të vijë dita. Është ai që ka prishur teatrin në kohë pandemie. Do të mbajë përgjegjësi penale. Është firma e tij tek trau dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi. Do të mbajë përgjegjësi për të treja. Për këtë natyrisht duhet që kësaj padrejtësie t’i vihet  një fre siç do t’i vihet fre me 25 prill. Pas kësaj të treja këto kontrata, të treja këto zotime do të marrin jetë.

/abcnews.al