Basha: Kemi informacione se Rama dhe Balla urdhëruan që mos miratohet komisioni për Bechettin

schedule13:52 - 23 Tetor, 2021

schedule 13:52 - 23 Tetor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në konferencën për mediat në selinë blu se kanë informacione që Edi Rama dhe Taulant Balla kanë urdhëruar ngritjen e komisionit hetimor për Bechettin.

“Kemi informacione të plota se kërkesa për të mos miratuar komisionin Bechetti është urdhër i Edi Ramës dhe Tualant Blalës. Kjo tregon sesi funksionon shteti shqiptar. Në kontakt edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe të vendosur për ti shkuar deri në fund sot dhe në ditët në vijim do të ndërmarrim të gjitha hapat që komisioni Beccetti të përfundojë me ngritjen e tij dhe të nisë nga puna.

Java e ardhshme është e fundit e zemërgjerësisë opozitare për riformulimin e kërkesës për inceneratorët. S’ka për të pasur tërheqje. Po e bëjmë vetëm për interesin publik. Mafia e inceneratorëve dhe lidhjet e tyre me politikën do të hetohen deri në fund,” tha Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!