Basha i përgjigjet Ramës për akuzat e “Shtëpisë së Verdhë”: Vendosa jetën në shërbim të shqiptarëve

schedule20:33 - 11 Nëntor, 2020

schedule 20:33 - 11 Nëntor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me akuzat se Basha ka përgatitur dosjen për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me një mjek peruan.

Basha shkruan se e ka vënë jetën e tij në shërbim të vendit, për shqiptarët dhe pavarësinë e Kosovës, dhe se Kryeministri nuk bën dot moral për patriotizëm.

Me tej, kreu i demokrateve shkruan se do të investoj çdo minutë të kohës për të fituar zgjedhjet dhe për të korrigjuar dështimet e qeverisë.

“Ndërsa merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës. Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë. Tani do të investoj çdo minutë të kohës time që pas 8 vitesh dështimesh të tua, të të mposht në zgjedhje dhe bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për t’i dhënë një shpresë të re njerëzve. Për t’i korrigjuar të gjitha dështimet e tua.”, shkruan Basha teksa ka publikuar dhe një video-mesazh.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!