Kosherja ka zbuluar se çfarë po ndodh brenda selisë blu pas ngjarjeve të fundit politike. Lideri demokrat Basha përballet me Evi Kokalarin te Kosherja pasi kjo e fundit pretendon se është zgjedhur kryetare e re e PD-së.
Por Basha thotë se ai ka mbështetjen e Yuri Kim dhe nuk do të shkojë asgjëkundi. Teksa i sugjeron ish kryetarit Berisha të krijojë parti të re ai zbulon dhe arsyen pse nuk udhëton dot drejt Amerikës. Se çfarë ndodhi më tej në spektaklin e humorit, ndiqni videon.
Pjesë nga biseda:
Evi: Nuk dua të bëhem kryetare, unë jam kryetare. Ish kryetari më tha që je një ish kryetar. Koha jote mbaroi, jastëkun për gjumë e keni në parkim.
Basha: Ti Evi bye, shko tek zyra e doktorit dhe merr ilaçet e tiroideve. Mua nuk keni çfarë të më bëni, unë kam Yuri-n.
Evi: Kë Jur, ndonjë rus, ndonjë sponsorizues. Përse nuk bën një vizitë në Amerikë.
Basha: Unë nuk shkoj në Amerikë sepse më zë avioni. Unë jam kryetar këtu. Ti të shkosh dhe të marrësh doktorin tënd dhe të krijoni partinë PNG (partia non grata).
Evi: PD është e jona, hap një parti PNN (partia nina nana nina o)….
/abcnews.al