Basha i “Kosheres” mbledh degët e PD-së: Çfarë do të ndodhë me ata që shkojnë pas Berishës

schedule22:25 - 26 Shtator, 2021

schedule 22:25 - 26 Shtator, 2021

Lulzim Basha i spektalit të humorit “Kosherja” ka vendosur të thërras në takim të gjitha degët e Partisë Demokratike. Për këtë ai ka nisur konsultimet me asistenten e tij, Lupita, e cila e këshillon herë pas here.

Basha i “Kosheres” ka vendosur të rrisë presionin, që demokratët mos të bien dakort me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha i “Kosheres”: Kam thirrur në takim të gjitha degët e PD-së. Nuk më, unë tani do tani do t’i nxjerrë dhëmbët atyre. Ata janë mësuar me dhunë dhe unë do t’i shtrëngoj presionin atyre. Do t’i bëj presion siç i ka bërë Berisha dhe do t’i them: ‘Kush shkon me Berishën ta marri e mira ta mari’.

Asistentja Lupita: Mendon ti se ky është presion? E ha Flamur Noka këtë presion?

Basha i “Kosheres”: Flamur Nokës edhe tigrin t’i vësh përpara, ikën tigri. Edhe unë pastaj tak një të nxjerrë “Asin” nën mëngë dhe një t’i shtrënguar presionin prap dhe prap do t’i them: “Në qoftë se do të shkoni me Berishën, ju pickoftë ndonjë gjë ishallah./abcnews.al