Ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj e ftuar në “log.” në Abc ka komentuar deklarata e ish-kryetarit të PD. Lulzim Basha i cili i bënte thirrje SPAK të nisë hetimet për Sali Berishën.
Për Hajdaramtajn, Lulzim Basha vijon t’i shërbejë Ramës, dhe se ka për mision të shkatërrojë PD-në.
Pjesë nga biseda:
Hajdarmataj: Unë besoj se të gjitha debatet janë tejkaluar. Nëse ndalojmë tek deklarata e sotme po shohim një Lulzim Bashë që i bie fyellit në të njëjtën vrimë.
Xhafo: Fakti që i bën thirrje SPAK-ut të hetojë Sali Berishën.
Hajdarmataj: Kjo është për Ramën, i bën thirrje t’i kthehemi marrëveshjes së 17 majit. Nuk e mkuptoj vazhdon misioni i tij për të shkatërruar PD-në.
/Abcnews.al/