Teksa Sali Berisha mbante një fjalim për gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbritur vetëm pak metra pas tij për të hyrë në seancën e Kuvendit.
Berisha nuk i ka kursyer ironitë ku gjatë fjalës së tij për mediat është shprehur se “Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine.”
Kujtojmë se sot në Kuvend do të votohet për zgjatjen e “Vettingut”, ku deri më tani PD është deklaruar pro. Nga ana tjetër edhe një herë Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë konfirmuar votën kundër. /abcnews.al/