Basha i dërgon buqetë me lule për ditëlindje, qytetarja e prekur: Ishalla me ty kryeministër

schedule17:47 - 26 Shkurt, 2021

schedule 17:47 - 26 Shkurt, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka surprizuar një qytetare ditën e sotme në përvjetorin e saj të lindjes, duke i dërguar një buqetë me lule. Zonja është prekur teksa ka marrë surprizën dhe ka biseduar me anë të celularit me liderin demokrat.

“Përshëndetje kryetar. Faleminderit për buqetën ishte emocionuese për mua. Ishalla për ditë më të mirë dhe bashkë me ty kryeministër. Faleminderit kryetar për gjithë mbështetjen tënde dhe atë që ke bërë për mua gjithë këto vite”, shprehet ajo.

Ajo thotë se sot i rrodhën lot gëzimi dhe nuk ka fjalë për të falënderuar kreun e PD.

“Sot me rrodhën lot gëzimi! Në ditën e lindjes time mora mes shumë urimesh nga familjare e miq zemre, urimin më të veçantë, nga lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nuk ka fjalë, por një falenderim zemre për një kryetar që është i njerëzve të thjeshtë si unë dhe krah tyre! Janë të bekuar ata që të njohin e punojnë me ty, sepse ti buron veç mirësi i dashur kryetar! Me besimin në Zot, më 25 prill do të fitoje nga kjo mirësi e gjithë Shqipëria! Faleminderit nga zemra kryetar!”, shkruan ajo krah videos./mv.abcnews.al