Basha i del “përballë” protestës së Berishës, çfarë ka planifikuar për nesër në seli

schedule10:30 - 7 Janar, 2022

schedule 10:30 - 7 Janar, 2022

Kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur që të mos i shmanget protestës që do të zhvillojë nesër përpara selisë blu ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë që zhvillohet protesta në orën 12:00, abcnews.al mëson se Basha do të mbledhë kryesinë dhe grupin parlamentar të PD. Kjo do bëjë dhe ndarjen se kush do të qëndrojë krah Bashës e kush krah Berishës.

3 ditë para protestës ka pasur lëvizje në selinë blu si nga ana e grupit të Berishës ashtu edhe nga Basha. Ky i fundit shkoi dje në PD por preferoi të mos hyjë ne seli. I vendosur në sulme nga kundërshtaret dhe në kërkesën e vazhdueshme të medies për te mësuar atë që po ndodh brenda selisë, Basha ftoi gazetarët në kafe. Nën shoqërine e gazetarëve, Basha pa t’i hynin në oborrin e selisë ish deputete dhe funksionarë të PD që kërkojnë largimin e tij. Pasi nuk mundën pasi të gjitha dyert ishin të mbyllura, ish-funksionarët e PD, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri hodhën akuza.

Në orën 12:45 minuta, Basha u ngjit në zyrën e tij dhe pas tij mbërriti zv.ambasadori amerikan Demian Smith. Edhe për diplomatin amerikan, hyrja për në seli nuk ishte ajo e zakonshmja. Pas 60 minutave takim, Smith u largua nga selia blu pa bërë asnjë koment, duke i qëndruar kodit diplomatik për të mos u përfshirë në konflikte të brendshme.

Lexo edhe: Nesër protesta e Berishës, Basha “zgjohet” në selinë e PD

Nga ana tjetër Sali Berisha i kujtonte Bashës protestën kombëtare për rimarrjen e PD. Ish-kryeministri në një fjalim në Fier e cilësoi Bashën farë të keqe. Ai  tha se Basha e ka thyer PD si shpellë të organizatave terroriste. Menjëherë pas Berishës, numri dy i demokratëve Gazment Bardhi në një reagim për mediat i kujtoi ish-kryeministrit se është i pari politikan që thërret protestë kundër partisë së tij. Bardhi tha se Berisha ndërtoi në këto muaj procese farsë me listat e Kuvendit dhe Referendumin e 18 dhjetorit. Për këtë fakt, Bardhi iu referua videove të publikuara në ABC në degën 8 në kryeqytet. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!