Basha hesht për Berishën/ ‘RD’ e PD së ndarë, grupi i Bashës feston në sallë. Foltorja para ballkonit të Berishës

schedule12:38 - 6 Janar, 2024

schedule 12:38 - 6 Janar, 2024

Lulzim Basha pasi nuk shkoi në Kuvend për të votuar për arresitmin e Sali Berishës, sërish u shmang kur iu kërkua që të thyhej heshtjen e gjatë.

Basha siç duket po merr dhe pak kohë, por premton që së shpejti do flas për çdo temë, e specifikisht për Sali Berishën dhe veprimet e SPAK ndaj tij.

Kërkoi kohë për të folur për izolimin e Berishës, por në prani të mbështetësve të tij nuk e anashkaloi kur foli për gazetën e demokratëve, Rilindjen Demokratike që këtë 5 janar, ka 33-vjetorin e botimit të parë.

“ U kthye në një gazetë fillimisht partiake, pastaj sektare, pastaj nepotiste, klanore e në fund personale. Kaq personale saqë ishte pothuajse traditë e liderishipit të PD, ta konsideronte gazetën si pjesë e orendive të zyrës” tha Basha.

Lulzim Basha trokiti gotat me të ftuarit e tij, në festën traditë të demokratëve për RD-në, gazetës së parë pluraliste.

Sali Berisha i ndodhur, ndoshta në ditët e tij më të këqija, nuk mundi dot të festonte njësoj si Basha, për RD-në. Por i thirri mbështetësit e tij në rrugë, poshtë shtëpisë së tij, dhe u foli nga dritarja për përballje me Edi Ramën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!