Kryetari i PD Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ftoi shqiptarët e Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.
Në mesazhin e tij, kryedemokrati thekson se vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve.
“#votoshqip. Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare. Vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve”, shkruan Basha në mesazhin e tij.
Më herët, edhe presidenti Ilir Meta shprehu mbështetjen për partitë shqiptare në zgjedhjet që do të mbahen në 30 gusht.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 27, 2020