Basha firmosi shkarkimin e Nokës, PD nuk humb kohë, cakton Ferdinand Xhaferrajn te “Siguria”

schedule10:12 - 14 Tetor, 2021

schedule 10:12 - 14 Tetor, 2021

Partia Demokratike ka bërë kërkesë që Ferdinand Xhaferraj të emërohet zv/kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë pas shkarkimit nga ky post i Flamur Nokës. Kërkesa e demokratëve u bë me dije nga drejtuesja e seancës plenare Lindita Nikolla në nisje të fjalës së saj.

Tashmë pritet që kërkesa e selisë blu të marrë konsesusin e maxhorancës përmes votimit në Kuvend për të marrë formën e saj përfundimtare.

Noka u shkarkua nga kryedemokrati Lulzim Basha tre ditë më parë. Ai e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga grupi i PD nëse vazhdonte me retorikën kundër tij, që e cilëson përçarëse, që i intereson vetëm Edi Ramës. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!