Basha, ‘favori’ i fundit ndaj doktorit/ PD zyrtare nuk guxon të shkojë në Kuvend për heqjen e imunitetit të Berishës

schedule10:35 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 10:35 - 21 Dhjetor, 2023

Sali Berisha nuk ka më imunitet. Kuvendi i Shqipërisë, me 75 vota pro, vendosi t’i heqë imunitetin duke miratuar autorizimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Edhe pse kishte deklaruar se do të votonin pro heqjes së imunitetit të Berishës, Partia Demokratike zyrtare nuk guxoi të ishte këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend.

Lulzim Basha dhe deputetët e tij nuk ishin të pranishëm. Duket se Basha i ka bërë ‘favorin’ e fundit ish kryeministrit. Edhe pse kishte bërë një raport të posaçëm pasi votoi pro në Këshillin e Mandateve, as Enkelejd Alibeaj nuk ishte i pranishëm në seancë.

Një ditë më parë në Kuvend u dorëzuan dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugën arrestimit të Sali Berishës.

Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandonin Kuvendit dhënien e autorizimit ndaj kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Berishës dhe më pas arrestimin e tij.

Si PS ashtu edhe PD argumentuan se akuzat ndaj Berishës nuk janë politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!