Basha: Edi Rama rrëzohet duke iu bashkuar protestave

schedule12:17 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 12:17 - 15 Dhjetor, 2018

“Për të rrëzuar Edi Ramën nuk ka nevojë për dhunë, por duke protestuar për ditë”. Kështu iu përgjigj kryedemokrati të gjithë atyre që propagandojë për protesta të dhunshme. Për Bashën, kryeminsitri rrëzohet duke iu bahskuar protestave dhe duke denoncuar krimet e tij përditë.

“Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top.Edi Rama rrëzohet duke i rezistuar atij përditë, duke kundërshtuar përditë keqqeverisjen e tij, duke protestuar për ditë, duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës, duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës, duke iu bashkuar protestës së studentëve, duke iu bashkuar protestave të qytetarëve, biznesit të vogël, fermerëve, që po shpërthejnë ccdo ditë nën shembullin e kurajos së studentëve, duke iu bashkuar çdo proteste, çdo ditë, kundër çdo padrejtësie.

Rama rrëzohet duke denoncuar krimet e tij përditë, duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë, duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë”.

Ndërsa shprehu mbështetjen pwr protestat, Basha tha PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me dhunë por me zgjedhje.

“Është absolutisht detyrimi ynë t’i përkrahim, mbështesim dhe madje t’i prijmë këto protesta atëhere kur është e mundur. Këtë ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë kundër keqeverisjes, krimin dhe korrupsionin.  Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje. Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi.  Ne nuk jemi burravecë që t’i përdorin shqiptarët e ndershëm e të pafajshëm si mish për top për të ardhur në pushtet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!