Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë këtë të shtunë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për shkarkimin e tij nga posti i kreut të grupit parlamentar.
Në një nen të miratuar propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë, pra Basha.
Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një thënie të Fjodor Dostojecskit, “Mos gënjeni veten”.
“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë është e pafalshme!”, shkruan Bardhi./abcnews.al