Basha, doktrina e pritjes/ Çollaku: Sfida dhe rruga e vetme e PD, pas 2025, të jetë një parti e madhe

schedule21:14 - 15 Janar, 2024

schedule 21:14 - 15 Janar, 2024

TIRANË- Kaosi në nisjen e sesionit të ri parlamentar u analiza në emisionin “Real Story” në ABC, ku të ftuar ishin analisti Mentor Nazarko, Skënder Minxhozi dhe deputeti i PD Kreshnik Çollaku.

Gjithashtu në fokus të diskutimeve ishte edhe Partia Demokratike dhe përçarja e brendshme. Deputeti Çollaku theksoi se është me rëndësi që PD të jetë një parti e madhe, një alternativë e pushtetit.

Pjesë nga biseda në studio:

Çollaku: Një pjesë e shoqërisë që kërkon një politikë të vërtetë. PD ka pasur disfata të mëdha kur është radikalizuar, në momentin që është hapur pati më shumë sukses.

Skënder Minxhozi: Do të doja që një zyrtar të lartë të PD zyrtare ta shihje që pas 30 vitesh të kesh nostalgji për një parti që ka pasur faje të jashtëzakonshme. Kur mori formën e një partie filloi të shfaqte tendenca autoritariste të kreut të saj, me një kolaps të tmerrshëm ekonomik që nxori 1 milionë kallashnikovë në sipërfaqe. Të bërtasësh sot poshtë komunizmi është një anakronizëm i jashtëzakonshëm. Ka shumë interpretime, por le të themi që këtu ke ca politikanë dhe kapitaliste hileqarë që me sisteme dhe ideologji kanë shumë pak të bëjnë.

Çollaku: Jemi të gjithë fajtorë për këtë situatë të PD. Ka pasur rënie brenda PD. Sfida jonë është që të kthejmë një PD ku mund të përfshihet shumica e shoqërisë. Ne duhet të mbledhim bazën e njerëzve tanë. PD duhet të jetë aleate e SHBA, e pakushtëzuar. PD duhet t’i qaset shoqërisë, militantët janë të rëndësishëm, por me këto parime shoqëria do të ishte e mbështetur. Kjo është sfida dhe rruga e vetme që PD, pas 2025 të jetë një PD e madhe. Këtë mision apo mallkim PD e ka, ose është PD e madhe ose nuk është.

Nazarko: Ndoshta Basha po pret që edhe rrethanat e tjera, puna e SPAK, dobësimi i LSI, kriza për listat ta favorizojnë. Fola për një doktrinë politike të një dembeli, ‘doktrina e pritjes’.
Çollaku: PD duhet të jetë një parti e madhe, alternativë e pushtetit, unë këtë PD besoj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!