Basha: Do të ulim tarifat universitare

schedule12:37 - 12 Gusht, 2018

schedule 12:37 - 12 Gusht, 2018

Në Diten Ndërkombëtare të Rinisë, Partia Demokratike rikonfirmon mbështetjen për rininë. Është ky mesazhi që kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përcolli në rrjetet sociale. Kreu demokrat premtoi se me rikthimin e tyre në pushtet, do të ulin tarifat universitare dhe do të ketë stazhe vjetore pune me pagesë për studentët.
Këtij premtimi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikoi një tabelë që, sipas tij, pasqyron braktisjen e rinisë nga qeveria Rama./abcnews.al