Basha: Do ngremë moratorium 1-vjeçar për sistemin e inspektimit, çdo PPP do kalojë në lupë

schedule10:43 - 22 Shkurt, 2021

schedule 10:43 - 22 Shkurt, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin e PD për Doing Business dhe Anti-korrupsionin. Basha tha se Shqipëria do të kthehet në një vend zhvillimi dhe PD do të ketë si qëllim të fusë Shqipërinë në listën e 30 vendeve më të mira për raporton Doing Business. Ai tha se do të krijohet një moratorium 12-muajsh që do të reformojë sistemin e inspektimit, ndërsa çdo PPP do të monitorohet nga një agjenci ndërkombëtare.

“Problemi me kryeministrin në ikje dhe qeverinë e tij është e se ka dështuar për 8 vite në çdo fushë. Ata janë kujdesur vetëm për një tufë miq. Prandaj për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe suksesit duhet të luftojmë korrupsionin.

Duhet ta kthejmë Shqipërinë në një vend zhvillimi. Kjo nuk do të jetë e lehtë por ne do ta bëjmë së bashku. Objetivi ynë është ta fuisim Shqipërinë në listën e 30 vendeve më të mira për raportin Doing Buisness. Sot bizneset shpenzojnë ditë pune për kontrolle dhe investime. Do krijohet një moratorium 12-muajsh që do të reformojë sistemin e inspektimit. Do ta ulim numrin e inspektimeve, Do të ulim numrin e licencave dhe lejeve që jepen sot nga shteti.

 Asnjë ministër dhe asnjë zyrtar tjetër nuk do të shtojë kërkesa të reja për biznesin. Nga 60 ditë për lejet mjedisore të tipit A do të lëshohen për 30 ditë. Shqiptarët janë të barabartë para ligjit. Për t’i përmbushur këto objektiva duhet të godasim korrupsionin. Transparenca dhe mirëmenaxhimi. Çdo vendimi i qeverisë do të jetë transparent. Kjo do të bëjë të mundur elemiminim e kontakteve të panevojshme. Legjislacioni fiskal do 6të mblidhet në një kod.

Angazhohem të ngrejë bordin e transparencës fiskale të pavarur nga qeveria me emërim nga parlamenti. Angazhohem të krijoj mjedisin më të favorshëm për mbështetjen e biznesit. Asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël që demonstron kullën fiskale. Asnjë operator ofshor në gara për tendera dhe koncesione. Me një institucion të besueshëm ndërkombëtar do të kalohet në lupë çdo koncesion i dhënë. Nuk do të ketë asnjë kontratë të re publike”, tha Basha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!