“Basha dha sot dy mesazhe të rëndësishme”, Kulluri: Momenti i duhur për të nisur vitin elektoral

schedule20:38 - 11 Janar, 2024

schedule 20:38 - 11 Janar, 2024

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri theksoi se Lulzim Basha, në konferencën që mbajti, përcolli dy mesazhe të rëndësishme. Njëri kishte të bënte me ndarjen nga Sali Berisha dhe e dyta, me angazhimin e qartë të PD-së sa i përket listave të hapura për Reformën Zgjedhore.

Në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Kulluri theksoi se dalja publike e Bashës ishte momenti i duhur për të nisur vitin elektoral.

“Njeriu nuk i nënshtrohet e revolucioneve por ndryshon me kalimin e viteve, ndryshon sjelljen dhe kjo ndodh për një arsye. Në garën e vitit 2013, Olldashi dhe Basha ishin benjaminë të PD-së. Ka qenë parti e dominuar nga Berisha dhe nuk ka qenë e mundur të kishte kandidat të tipit Imami. Në këtë kuptim nuk duhet pritur, dhe për mua do të ishte gabim i madh, nëse Basha do të tregohej radikal me Berishën. Mua si i djathtë më dha kënaqësi fjalët e tij mirënjohëse ndaj Berishës për atë bashkëpunim që kanë pasur, më la një shije shumë të mirë.

Aspekti i dytë, vendimi i 8 shtatorit është veprim dhe jo fjalë dhe ajo që bëri Alibeaj, ndarja me Berishën dhe duke qenë në raportin me Berishën ky veprim nuk ka qenë i lehtë. A duhej të ishte më luftarak? Çdo politikan ka natyrën e tij. Unë do ta kisha dashur më aktiv, po të isha deputet do të kisha votuar për heqjen e mandatit për arsye koherence. Edhe e lehtë nuk ka qenë.Ajo që është e rëndësishme sot kështu që mendoj duke e lënë këtë histori, duke filluar nga sot që doli edhe foli. U dhanë dy mesazhe të rëndësishme, mesazhi në raport me Berishën dhe divorci është i qartë. Në 8 Shtator divorcin e bëri Basha dhe jo Berisha, edhe në komision e ka bërë Basha.

Veprimet radikale kanë qenë vendimet për largimin e disa anëtarëve të kryesisë dhe deputetëve të PD-së, jo për shkak të bashkëpunimit me Berishën por vendimeve që kanë thyer në raport me këtë çështje. E dyta, ajo që është e rëndësishme është që qëndrimi është e vetmja nga partitë parlamentare që ka marrë një angazhim të fortë dhe të qartë për çështjen e listave të hapura dhe disa propozimeve të tjera. I pari kryetar partie që po heq nga një pushtet i tij i listës së mbyllur dorë me vullnetin e tij për të mirën e parlamentarizmit shqiptar për t’i dhënë një kontribut të rëndësishëm goditjes së deficitit demokratik të madh në të cilin ndodhet vendi. Dhe në fakt ky është thelbi i krizës politike që e kemi në mes të tavolinës.”, theksoi Kulluri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!