Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi nga Kurbini se gjëja e parë që do të bëjë PD kur të vijë në pushtet është rivlerësimi i dëmeve nga tërmeti për të hequr diskriminimin politik. Basha u shpreh se pas 8 vitesh mashtrime dhe dështime në krye të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka guxim edhe njëherë t’u kërkojë votën shqiptarëve.
“Ndijeni në zemrat tuaja ndryshimin që nuk ka forcë që ta ndalë. Numri 9, koalicion për ndryshim. E di dhe Edi Rama që më 25 Prill, shqiptarët do ta largojnë me votë. Në 8 vite mashtrimi dhe premtime të pambajtura, vuajtje, dështime dhe ka guximin të vijë prapë dhe të kërkojë edhe 4 vite të tjera.
Sot këtu nga ky shesh është vendi t’iu them të dëmtuarve nga tërmeti se detyra më e parë e qeverisë sime dhe e imja si kryeministër do të jetë rivlerësimi më transparent i dëmeve tuaja për të hequr diskriminimin politik.
Bashkë për ndryshim do të thotë të largojmë njeriun që për 8 vite u bë pengesë për çdo shqiptar të ndershëm dhe punën e tyre. Ai sot ka guximin ta kërkojë përsëri”, deklaroi Basha./mv.abcnews.al