Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Basha: Deri më 25 Prill, natën ta bëjmë ditë bashkë për ndryshimin

schedule17:21 - 9 Mars, 2021

schedule 17:21 - 9 Mars, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në fund të konferencës për gazetarët se pa u larguar kryeministri Edi Rama në vend nuk mund të ketë asnjë lloj ndryshimi. Basha tha se Rama ka sjellë kriminelë të tjerë në Kuvend duke mbajtur edhe hajdutët që sollën ekonominë në rrënim ekonomik.

Basha falenderoi gazetarët për pritjen deri në orët e vona mbrëmë deri në shpalljen e listës përfundimtare të kandidatëve, por shtoi se tashmë duhet të mësohemi që natën ta bëjmë ditë deri më 25 Prill për të sjellë ndryshimin në vend.

“Pa larguar Ramën nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Rama ka sjellë kriminelë të tjerë dhe ka mbajtur hajdutët që e sollën ekonominë në rrënim ekonomik dhe pa punësi.

Ne kemi vendosur të sjellim ndryshimin e vërtetë për shqiptarët. Së bashku me 25 Prill. Faleminderit për orët e vona mbrëmë. Por tani duhet të mësohemi deri në 25 Prill. Natën ta bëjmë ditë. Bashkë për ndryshimin, Shqipëria fiton”, tha Basha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!