Basha bojkoton (sërish)/ PD nuk do jetë në kuvend kur të votohet amnistia

schedule17:35 - 21 Shkurt, 2024

schedule 17:35 - 21 Shkurt, 2024

Lulzim Basha doli këtë të mërkurë me një qëndrim tjetër në raport me votimin e Amnistisë Penale.

Ndërsa më parë kishte një dakordësim për të votuar Amnistinë Penale, sot Lulzim Basha tha se do e bojkotojë seancën e kësaj të enjteje.

Ndërsa të martën, Enkelejd Alibeaj u shpreh i pakënaqur me ndryshimin që i bëri PS-së, amendamentit të tij, për të liruar të gjithë protestuesit të thirrur në tubimet e 2018-2020, Lulzim Basha tha se PS-ja kërkon të amnistojë zyrtarë të korruptuar që janë në hetim apo të dënuar nga GJKKO-ja.

Edhe grupimet e tjera të Bardhit e Nokës, pavarësisht se kanë bërë propozime, nuk do të votojnë. Bardhi deklaroi se do të vijojë aksionin e bllokimit të seancave parlamentare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!