Lideri i opozitës Lulzim Basha, deklaroi se biznesi i vogël është një nga sektorët më të prekur nga kriza ekonomike.
Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook” Basha shkruan se biznesi i vogël prej kohësh është vuan edhe peshën e taksës së TVSH-së.
Gjithashtu ai thekson se tashmë është koha që të veprohet, pasi ka nevojë urgjente për ndërhyrje.
Statusi:
Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.
/abcnews.al/