Basha: Beteja jonë do të vazhdojë në të gjitha frontet

schedule12:09 - 11 Maj, 2021

schedule 12:09 - 11 Maj, 2021

Pas takimit me qytetarët në Durrës, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkruar në një status në rrjetet sociale se PD është e përkushtuar ndaj të gjithë angazhimeve për të luftuar për qytetarët shqiptarë.

Basha shprehet se beteja do të zhvillohet në të gjitha frontet dhe mënyrat që ekzistojnë deri në përmbysjen e regjimit për t’ia kthyer më pas vendin shqiptarëve.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve tona, sot më shumë se kurrë nuk do rreshtim së luftuari për qytetarët shqiptarë.

Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë derisa ta përmbysim regjimin Rama-Doshi-Rakipi dhe t’jua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”, shkruan Basha./mv.abcnews.al