Basha: Berisha vegël e Edi Ramës për të marrë peng Partinë Demokratike

schedule17:12 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 17:12 - 13 Dhjetor, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi Sali Berishën veglën e Edi Ramës për të marrë peng Partinë Demokratike. Basha tha se Berisha po e përfundon karrierën politike si person non grata nga SHBA. Ai tha se ka bërë përpjekje për t’i shpëtuar fytyrën nga shpallja non grata.

“Një pas një brinjët do u bihen dhe Partia Demokratike do çlirohet. Çdo demokrat qejfmbetur me mua mund të japë kontributin për ta bërë këtë parti edhe më të fortë. Këtë forcë, nuk do marrë dot peng Edi Rama duke përdorur Sali Berishën si veglën e tij.

Berisha po e përfundon karrierën e tij politike si një njeri non grata i SHBA-ve. E ka tmerruar këshilli Kombëtar i djeshëm. Kemi bërë përpjekje për të shpëtuar fytyrën tënde nga non grata. Tani hiq dorë duke qenë një tub oksigjeni për Edi Ramën. Çliroji ata demokratë që i ke manipuluar që të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor’, u shpreh Basha. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!