Basha: Berisha gati të thërrmojë edhe fëmijën e vet politik

schedule17:04 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 17:04 - 13 Dhjetor, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha një ish-komunist të vjetër që sipas tij nga ka burrëri dhe bën çdo gjë për interesat e veta personale. Basha deklaroi se Berisha është gati të thërrmojë edhe fëmijën e vet politik, që është Partia Demokratike.

“Kemi bërë çdo përpjekje, Kemi thyer edhe standardin për personat e shpallur non grata. Berisha ka treguar sot se kur vjen puna për interesat e veta nuk ka burrëri. Që është një ish-komunist i vjetër. Është burracak që për interesin e tij është gati të thërrmojë edhe fëmijën e vet politik Partinë Demokratike.

Ata që besuan dhe u manipuluan se do kishte një zgjidhje nga Berisha e kupton sot që Berisha është problemi i Partisë Demokratike. Ai nuk do të ketë asnjë shans dhe asnjë mundësi të marrë peng shumicën e demokratëve që janë të vendosur të shkojnë përpara dhe të lënë pas të shkuarën.

Është përpjekja e shumë demokratëve për ta shkëputur Shqipërinë nga izolimi dhe për t’u dhënë shqiptarëve një Shqipëri në NATO, për të ndërtuar respektin për individin, familjen kombit. Nuk do ndalemi as nga ish-komunistët as nga mbeturinat e korrupsionit në qeverisjen tona të mëparshme”, deklaroi Lulzim Basha. m.v/Abcnews.al