Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë kandidat për deputet në listat për zgjedhjet e ardhshme, 25 prill 2021. I pyetur se në çfarë zone, në cilin qytet, Basha ishte i qartë dhe i prerë “Në çfarë zone të dojë, ku të dojë” tha ai në Opinion.
Por si lindi diskutimi për rikandidimin e Sali Berishës?
Në datë 6 gusht Genc Ruli, ish-ministër, aktualisht pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në një intervistë për Abc News, kur u pyet nëse Sali Berisha do të jetë në listë për zgjedhjet e ardhshme, tha se ish-kryeministri e ka marrë lavdinë nga politika duke lënë të kuptohet se mund të ketë një tërheqje.
Ndërkohë që Sali Berisha në një emision në fillim të shtatorit, kur u pyet për Genc Rulin dhe atë deklaratë, tha se ai, ish-ministri ishte viktimë e zgjuarsisë së tij, por se kur tërhiqej lideri historik i PD nga beteja e vendoste ai dhe jo të tjerët./ db/Abcnews.al