Partia Demokratike ka mblehdur sot përfaqësues të medias në një tyrezë për të diskutuar mbi ligjin anti-shpifje.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Lulzim Basha u zotua se do të anullojë ligjin antishpifje. Ky zotimim i Bashës erdhi pasi gazetari Armand Shkullaku i kërkoi kryedemokratit mea-culpa.
Shkullaku theksoi po ashtu se edhe gjatë qeverisjes së PD ka pasur media afër dhe larg qeverisë.
Lulzim Basha: Prej kohësh është kërkuar një mea culpa. Nuk është thjeshtë një deklaratë e imja. Unë jam i gatshëm të bëj një zotim solemn publik, së pari për anullimin e këtij akti dhe çdo akti tjetër ekzistues cënon standardet europiane.
Kerkesen për të hartuar së bashku një kuadër rregullues që do të hyjë në fuqi në javen e pare te qeverisjes nga opozita e bashkuar.
Zotimim tim personal për ti dhënë fund çdo praktike që ka për qëllim dobësimin apo degjenerimin e rolit të medias në transemtimin e mesazhit nga aktorët politike tek publiku, duke nisur nga kasteta, bllokim te gazetareve, liste e zeze e cila tek me nuk ekziston. Tre perkushtime i marr sot para jush.
Armand Shkullaku: Tani prodhon edhe film 15- 16 minuta me dy fëmijë që con në shkollë me Rakip Sulin në rol dytësor. Por kjo s’ka rëndësi por edhe ju kur keni qenë në pushtet keni pasur. Nuk i keni bërë me ligj, por me komisione keni pasur media afër dhe media larg. Kjo duhet të fillojë me njëmea culpa të asaj që ka ndodhur kur PD ishte në pushtet. Se edhe Rama këtë thoshte në 2013 që media nuk është e lirë. PD i qendri asaj se zyrtarët e lafrtë nuk kanë bërë asnjë padi për gazetarët.
Ju si opozitë sot por edhe si pushtet i mundshëm nesër të zotoheshit te kjo praktika e mbledhjeve të mbyllura. Ne nuk lejohemi sot të mos marrim në asnjë aktivitet të kryemistrit, kanë filluar edhe ministrat tani.
Lulzim Basha: Këtu jemi si partnerë në një interes, atë të informimit të qytetarëve. Kjë është detyra juaj. Në këtë tavolinë kemi mjaftueshëm prej kolegëve tuaj që janë mëshërim i këtim degjenerimi të lirisë së medias.
Të vetëdijshëm dhe për mangësitë tona, edhe sot si opozitë edhe dje si qeveri, ashtu siç kemi ndarë së bashku synimi ynë është ti japim vendit jo vetëm një kaudër ligjor por edhe të gjithë instrumentet për të mbyllur njëherë e përgjithmonë hambarin e lirisë së mediave.
Së dyti, padiskutim nëse çmenduaria çohet deri në fund të premten ng Parlamenti i cunguar, opozita nuk do e njohë por do bëj çmos që ta zhbëjë këtë legjislacion.
Së treti dua t’ju them se për ne është e domosdoshme që këtë partnerit për hir të qytetarve duam ta përkthejmë në një bashkëpunim konkret.
Monika Kryemadhi: Ne si opozitë kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti, vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqje figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën. Do të kemi një AMA si një hetuesi dhe një AKEP si xhelat.
Strategjia e shpopullimit është e Ramës ku po ikën klasa e mesme, biznesi, gazetarët, opinionistët sepse kanë sigurinë e shëndetësisë për fëmijët etj, e me pas do të sjellë censurën.
Jemi në krah të gazetarëve, jam kundër pronarëve që nëpermjet gazetarëeve të bejnë qoka nepërmejt ERTV.
Te mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut.
Duhet solidaritet me njeri-tjetrin. Kemi te njejten situate si 1945 ku nisen spastrimin e intelektualeve.
Shqipëria pritet të marrë presidencen e OSBE dhe kryeministri ecën me mashtrim dhe propagandë.
/abcnews.al