Fushatë shpifjesh me qëllim zhurmën për të fshehur pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin. Të tilla i quan akuzat e ngritura ndaj tij Lulzim Basha i cili në një reagim në rrjetin social facebook, skenarin e sheh si pjellë të qëndrimeve anti- Trump të kryeministrit Edi Rama. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj, thekson ai dhe nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë, organizata apo interesa ruse.

Lulzim Basha akuzoi sërish kreun e ekzekutivit Rama për lidhje me kompaninë ruse Gunvor. Është Rama ai i cili duhet t’u sqarojë shqiptarëve përse mbështet sëbashku me rusët tezën për shkëmbim territori midis Shqipërisë dhe Serbisë.
Prokuroria shqiptare të hetojë kontratat e lobimit si ja kakërkuar vetë PD-ja, thekson Basha, sëbashku me mënyrën se si Edi Rama, në konspiracion me të tjerë, shkeli ligjet amerikane përmes investimit të huaj në fushatën Obama. Për këtë drejtësia amerikane është shprehur me vendimt ë formës së prerë, kujton Lulzim Basha, ndaj prokuroria do ta ketë të lehtë. /abcnews.al

