Përmes një deklaratë nga selia blu Lulzim Basha i cilësoi këto arrestime si reprezalje nga ana e Ramës ndaj kundërshtarëve politike. U ndaluan nga policia sepse protestuan.
Mbajtja në ambientet e policë të katër drejtueseve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Përrenjasit, ish-deputetit dhe ish-kryetarit të PD-së Elbasan dhe mbështetësve së Partisë Demokratike e detyrojnë kryedemokratin Lulzim Basha të njoftojë një deklaratë urgjente për median.
“Këto veprime janë reprezalje të hapura politike ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës”.
Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje qindra qytetarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria janë rrahur e keqtrajtuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.
Ky bilanc i bërë publik nga lideri opozitës ka pas qëllime politike thotë ai.
“Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kërkon të tërheqë me vete të gjithë Shqipërinë”.
Nuk po e ndërmerr i vetëm sqaron kryedemokrati Basha.
“Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës”.
Beson se ka ende veshë që e dëgjojnë nga njerëzit e ligjit ndaj i kërkon të mos i binden urdhrave të Edi Ramës dhe atyre që i quan vegla të tij sepse këto akte nuk do ta shpëtojë drejtuesin e tyre.
“Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës”.
Në mesazhin e tij të fundit i kujton mazhorancës se opozita nuk do të heshtë asnjë hap pas, përkundrazi për ta beteja vazhdon./ABC News Albania 24/7