Basha ankimon gjobën 50 mijë lekë

schedule13:26 - 6 Shkurt, 2019

schedule 13:26 - 6 Shkurt, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka ankimuar dënimin me gjobë nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “shpifjes” në dëm të deputetit socialist, Taulant Balla. Në ankimin e depozituar në Apel kryeopozitari kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe deklarimin e pafajshëm të tij.

Në vendimin e shpallur në 21 Janar, Gjykata e Tiranës fajësoi Bashën dhe e dënoi me 50 mijë lekë gjobë, duke i cilësuar si shpifëse deklaratat disa deklarata publike të tij në emër të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në deklaratat e bëra në sallën e Parlamentit, por edhe në dalje publike të mëvonshme, Basha lidhi emrin e deputetit socialist me “Toyotat Yaris” të bllokuara në Portin e Durrësit, në të cilat u gjetën 3.4 milionë Euro./abcnews.al