Ndërsa Lulzim Basha vijon të sulmojë kandidatët e maxhorancës për kryebashkiakë, me emra të përveçëm. Në një postim në Facebook mëngjesin e sotëm, kreu demokrat i referohet përgjimit të publikuar nga BILD , ku dëgjohet kryebashkiaku i sapozgjedhur i Lezhës Pjerin Ndreu, duke shkruar:
“Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë!”
Sipas Bashës, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.
“Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”- përfundon Lulzim Basha mesazhin e tij./ABC News Albania 24/7