“Barsoletë, jo penallti! Di Maria u zhyt dhe VAR po shihte ndeshje tjetër”

schedule09:18 - 25 Nëntor, 2020

schedule 09:18 - 25 Nëntor, 2020

Një penallti ka hapur polemika. Julian Nagelsmann, trajneri i RB Salzburg, nuk është dakord me vendimin e marrë në sfidën e djeshme kundër PSG. Tekniku foli për Sky Germany dhe u shpreh se penalltia e dhënë për ndërhyrjen e Marcel Sabitzer ndaj Angel Di Maria është një barsoletë.

“Nuk mendoj se PSG kishte një shans real në ndeshje dhe penalltia e tyre ishte një barsoletë. Ai vendim në nivelin e Champions League është i trishtueshëm. Ishte një zhytje e lojtarit, nuk kishte asnjë kontakt”, tha fillimisht Nagelsmann.

https://youtu.be/WhFzfpIzf50

Trajneri i RB Leipzig nuk u mjaftua me kaq: “VAR me shumë mundësi po shikonte ndeshje tjetër. Tani PSG i ka kartat e grupit. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të shpresojmë që ata të gabojnë”. Takimi i djeshëm u fitua nga PSG me rezultatin 1-0, pikërisht falë penalltisë së kontestuar që u kthye në gol nga Neymar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!