Në një muaj, Task-Forca e posaçme e ngritur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kaluar në sitë 115 farmaci në vend. Ajo ka ushtruar kontrolle për kushtet e ruajtjes së barnave, pajisjen e tyre me pullë sigurie dhe tregtimin pa recetën e mjekut. Ndaj 56 farmacive, të cilat kanë rezultuar me shkelje janë marrë masa administrative.
20 gjoba janë vendosur për tregtim të barnave pa recetë, 18 për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 ndaj subjekteve që nuk respektonin kushtet e ruajtjes së ilaçeve.
Task-Forca për barnat sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të ilaçeve për qytetarët./abcnews.al