Pas shkarkimit të Ronald Koeman, drejtimin e Barçës e mori Sergi Barjuan, i cili ditën e nesërme do të ketë edhe debutimin e tij në krye të katalanasve.
Barcelona do të zhvillojë ndeshjen kundër Alavesit, ora 21:00, në kuadër të xhiros së 11 në La Liga.
Për këtë takim trajneri Barjuan do të duhet të bëjë pa 3 lojtarë kryesorë të ekipit të cilët do të mungojnë për shkak të lëndimeve.
Ansu Fati, Frenkie De Jong dhe Sergi Roberto, janë futbollistët që do mungojnë kundër Alavesit, ndërsa kujtojmë se edhe Ousman Dembele nuk do jetë i gatshëm për këtë takim, pasi akoma nuk ka arritur formën e duhur fizike për t’u aktivizuar në ndeshje.
Pas 10 javëve në luajtura në La Liga, Barcelona ka arritur të grumbullojë vetëm 15 pikë, duke u renditur kështu në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit. /f.a/abcnews.al