Baresi me rol të ri te Milani, Gazidis: Maldini gati për merkaton e janarit

schedule13:57 - 28 Tetor, 2020

schedule 13:57 - 28 Tetor, 2020

Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, ka paralajmëruar se kuqezinjtë po përgatiten për merkaton e janarit. Gjithashtu ai është vlerëson pronarët e klubit italian dhe është shumë i lumtur me ecurinë e ekipit deri tani.

“Ne po kalojmë një moment pozitiv, por rruga është ende e gjatë dhe sfiduese. Më vjen mirë që pronarët kanë besim tek menaxhimi jonë. Ne kemi një strategji shumë të qartë: të transferojmë disa nga talentet më të mirë që qarkullojnë dhe ato të rriten tek ne”, deklaron Gazidis për “TMW”.

“Merkatoja e verës ka pak ditë që është mbyllur dhe ne jemi shumë të kënaqur se si shkuan gjërat. Tashmë drejtori sportiv, Paolo Maldini, po përgatitet për merkaton e dimrit. Ne kemi shumë besim se ai do të bëjë sërish një punë të mirë”, mbyll CEO i Milanit.

Ndërkohë ka një ndryshim për sa i përket rolit të zëvendës presidentit te kuqezinjtë. Tashmë këtë rol do ta marrë ish-trajneri, Franco Baresi, dhe ka qenë vetë klubi që ka konfirmuar lajmin. “Franco do të vazhdojë të ndihmojë Milanin me përvojën e tij të madhe rreth futbollit.

Pasioni dhe vizioni i tij për të ardhmen do të jetë një plus më shumë për klubin. Ai do të forcojë akoma më shumë reputacionin që ka dhe do të ruajë lidhjen që ka me tifozët në të gjithë botën”, shkruhej në deklaratën për shtyp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!