Barella në lot dhe Donnarumma i shokuar, si u përjetua tek Italia rrëzimi i Eriksen

schedule12:59 - 16 Korrik, 2021

schedule 12:59 - 16 Korrik, 2021

Dokumentari “Ëndrra e kaltër” për Italinë në EURO 2020, transmetuar në RAI Uno, ka shfaqur lojtarët e kampionëve të Europës duke ndjekur atë që i ndodhi mesfushorit Christian Eriksen në duelin mes Danimarkës dhe Finlandës.

Në momentin që Eriksen pësoi atak kardiak, Domenico Berardi ua thotë shokëve të tjerë të skuadrës që grumbullohen dhe shikojnë se çfarë ndodh me futbollistin e Interit. Asnjë nga lojtarët nuk e përjeton mirë, kurse Donnarumma nuk mundet as të shikojë pamjet.

Berardi nuk ndihej mirë dhe thotë që “po i rrëqethet mishi”. Portieri i zyrtarizuar te PSG, Donnarumma, shprehet: “Ishte e tmerrshme, isha i shokuar. Ne e pamë të ndodhte drejtpërdrejt kur ishim larguar nga dhomat e zhveshjes pas një seance stërvitore. As nuk mund ta shikoja.

Të tjerët po e shikonin dhe unë u trondita aq shumë saqë nuk mund ta shihja. Brenda ndihesha bosh. Gjëja më e rëndësishme është që Christian po ndihet mirë dhe shpresoj ta shoh sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Pamjet shfaqin edhe Nicolo Barella, i cili është shok skuadre me Eriksen tek Interi. Mesfushori u largua në lot, ndërkohë që e shoqëron i mërzitur mbrojtësi Leonardo Bonucci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!