Për Keidi Baren ndeshja ndaj Spanjës tregoi se Shqipëria ka një skuadër shumë në formë. Duke folur për emisionin “Kuqezi” ai theksoi se pavarësisht rezultatit, loja e bërë ishte e bukur.
Bare shtoi ndër të tjera se pati edhe gabime, por sipas tij duke u gjendur përballë një ekipi si ai i Spanjës nuk mund të bëje më shumë.
Ndeshja: E dinim që kanë një ekip të mirë, e luajnë shumë mirë topin, por duhet të them që bëmë një ndeshje shumë të mirë, nuk i lamë shumë hapësira. Duhet të them që bëmë një lojë shumë të mirë, pavarësisht rezultatit.
Forma e ekipit: Ne e treguam në fushë, do mundohemi dhe stërvitemi pak më shumë që të qarkullojmë topin, por nuk ishte e thjeshtë, pasi ata kanë talente individual edhe golat ishin individual. Morëm diçka pozitive nga kjo ndeshje.
Gabimet: Te goli i parë mund të kishim bërë më shumë, duhet ta kishim dërguar topin në anën tjetër po nuk ndodhi. Megjithatë duhet të dimë që bëmë një ndeshje pozitive.