Bardhi (zemërthyer) pranon humbjen/ Minxhozi: I paqëndrueshëm politikisht. Reagimi mund të lexohet në shumë forma

schedule23:00 - 13 Maj, 2025

schedule 23:00 - 13 Maj, 2025

Partia Demokratike pësoi një humbje katastrofike në zgjedhje në qarkun e Fierit. Pas disa ditësh zhdukje, drejtuesi i qarkut të Ferit, Gazment Bardhi bëri një reagim në Facebook, duke u shpreh zemërthyer për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Analisti Skënder Minxhozi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC Neës, u shpreh se reagimi i Bardhit mund të lexohet në shumë forma. Ndërsa nënvizoi se Gazment Bardhi ka treguar se është i paqëndrueshëm politikisht.

“Bardhi është kaq i paqëndrueshëm politikisht sa është shumë vështirë të parashikosh se çfarë do të bëjë ai periudhën e verës nëse do hyjë në një proces reflektimi. Bardhi nuk është nga ata që krijon klimë, por e shfrytëzon. Pra nuk besoj që e ka stofin që të jetë ai flamurtari edhe pse si trashëgimi do t’i binte atij. Por më këtë reagim, apo foto do doja të thoja, zgjedhjet po njihen në nivelin më të lartë ndërkombëtar. Ka shumë rëndësi masa kritike që krijon. Nëse mbetesh i vetëm dhe zë i ashpër je i destinuar të s’fumohesh. Gjekmarkaj në ndryshim me Bardhin nuk ka një humbje kaq të madhe sa kjo e Bardhit. Por ne e dimë që të përballesh me Berishën nuk është vetëm çështje statuti. Ne nuk dimë kontekstet e ardhshme që ata do të udhëtojnë apo do gjenden në parti. Kam përshtypjen se deklarata e Bardhit mund të lexohet në shumë forma. Në disa forma mund të lexohet si shenjë manipulimi”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Mentor Nazarko u shpreh se në qëndrimin e tij lidhur me këto zgjedhje, Gazment Bardhi ka treguar njëfarë subjektiviteti sipas tij.

“Ai ka treguar njëlloj subjektiviteti. Është shenjë ndershmërie, mund të jetë njëlloj pendane për të përcaktuar sjelljen e tij të re. Ky grup si Gjekmarkaj, Gazi, Alimehmeti është grup që prodhon komunikim. Reagimin e Bardhit e shoh si mendim sferik”, tha Nazarko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!