Ribashkimi i Partisë Demokratike tashme prej ditësh përben kryefjalën e diskutimeve ne seline blu, ku palët ndajnë qëndrime të ndryshme për mënyrën si duhet bërë ky proces.
Në Top Story, Gazment Bardhi foli për një takim mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës, mbështetës i Sali Berishës. Sipas tij, çdo person që është pezulluar nga Basha, mund të vijë në mbledhje dhe të japë sugjerimet e tij.
“Në takim është rënë dakord që çdo person i përjashtuar apo pezulluar nga Grupi parlamentar është mirëpritur që të vijë dhe të bëhet pjesë e mbledhjes”.