“Bardhi, whisky kundër Saliut”/ Meçe: Nuk është faktor në PD. Basha, pjesë e lojës së Berishës

schedule17:46 - 3 Shtator, 2024

schedule 17:46 - 3 Shtator, 2024

Analisti Arben Meçe thotë se Gazment Bardhi nuk është faktor në Partinë Demokratike, ndaj e sheh si të palogjikshme deklaratën e Lulzim Bashës, se ai pi whisky me ndërkombëtarët dhe uron fundin politik dhe biologjik të Sali Berishës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se Basha është pjesë e lojës së Berishës dhe bashkë me Bardhin, janë dy të infiltruar të kreut aktual të PD.

“Unë mendoj se kishte pritshmëri për të mos kaluar me zhurmë, sepse është filozofi e opozitës që të jetë prezente përmes zhurmës. U bë vetëm zhurmë,  por asgjë më tepër. Në seancat e tjera do ketë bllokim të seancave parlamentare. Është strategji, nuk është diçka e re. Kjo opozitë prej kohësh identifikon sot luftën politike. Legjitime është e  Bardhit në këtë rast, sepse Bardhi ka marrë vulën. Partia e Berishës,  është PD zyrtarisht, i lindin të drejtat legjitime që të zgjedhë stafin e vet. Në planin formal, atë që luhet në skenë, Basha pretendon se nuk është pjesë e këtij grupi. Me të drejtë nuk mund të gëzojë ateritbubet e këtij grupi dhe të gjitha ato të drejta që ky grup fiton si grup parlamentar në parlamentar.

Iniciativën e zgjedhjes në parlament e ka grupi i Bardhit dhe është e drejta e tij të zgjedhë. Është e debatueshme nëse janë divocuar për karrige, apo i pari u shkëputet nga ajo lojë e Berishës, Bardhi, dhe i dyti pritet të shkëputet së shpejti, Basha. Basha është pjesë e lojës së Berishës. Basha dhe Bardhi, kanë qenë të dy të infiltuar të Berishës. I pari u shkëput Bardhi, në atë moment kur Berishës i duhej ajo skemë që një grup parlamentar iu bashkua berishës, për efekte politike dhe i dyti, pritshmëria është të kalojë edhe Basha. Është pjesë e lojës së nisur, ata të dy kur vendosën të shpallnin lider të opozitës, Berishën. Një gjë e realizuan, Berishën e shpallën lider të opozitës.

Berisha kishte dhënë fjalim, në lot, tha që ishte dita e fundit e prezencës sime në politike. Për ta bërë të besueshme ngjarjen, u fut në lojë, kur Berisha u shpall non grata, u fut skema e organizuar nga Berisha që Basha bënte të ashtuquajturin përjashtim me identitet të tij, sot jemi në një finale, i gjithë grupi që në atë moment u bashkua me Bashën, sot është me Berishën, ndërsa Basha është ende në këtë krah sepse duhet dikush të jetë akoma prezent në lëvizjen anti-Berisha, që duhet neutralizuar plotësisht. Duket skemë e komplikuar, por është realitet. Basha është njëshi, është skemë e Berishës, nuk ka kauzë Basha.

Ai e ishte metaforike këtë, sepse Bardhi nuk përbën asnjë faktor në PD. Është një person që Berisha i ka vënë atë mision dhe atë mision bën. Bardhi nuk kategorizohet në personat e besuar të Berishës. Që të thuash që Berisha dhe Rama janë së bashku, nuk pi më ujë, nuk ka sens. Nuk e kuptoj me çfarë logjike. Këto deklarata lëshohen pa pikë përgjegjësie. Nuk prodhohet besueshmëri me deklarata të tilla. Janë përtej banalitetit”, theksoi ai./abcnews.al