Bardhi thërret Berishën në mbledhje/ Sfidon Bashën, kërkon takim me të gjithë deputetët e grupit

schedule16:13 - 3 Shtator, 2023

schedule 16:13 - 3 Shtator, 2023

Gazment Bardhi po luan gurin e radhës në lojën e ndarjes pa kthim që ka nisur me Lulzim Bashën, që prej kur ky i fundit u shfaq me synimin e qartë të marrjes së PD-së.

Pasi e çoi në gjykatë për ta delegjitmuar zgjedhjen e tij, Gazment Bardhi po nuk po kursen asnjë hap, për të forcuar pozitën e tij si kryetar grupi, duke i ofruar bashkëpunim dhe Sali Berishës, më të cilin u nda kur ai u rikthye në selinë blu.

Por rikthimi kokëfortë i Lulzim Bashës dhe vendimet e këtij të fundit për ta laguar Bardhin, po kthehet në një përplasje të fortë mes tyre.

Të shtunën Basha hoqi Bardhin nga kreu i grupit parlmentar demokrat, duke e marrë vetë këtë post.

Por Bardhi po i tregon, se ai është kryetar i grupit, përmes një ftese për mbledhje, që i adresohet  të gjithë deputetëve demokratë, të të 3 gjitha grupeve. Pra, përfshirë vetë Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim”, tha Bardhi.

Sali Berisha të premten nuk la shumë vend për dilema se do të marrë pjesë në këtë takim të thirrur prej gazment bardhit. Ai dhe mbi 20 deputetë që janë me të, pritet të jenë në tryezën e së martës në mesdite, që në focus ka koodinimin e aksionit opozitar në parlament. Nuk ka shumë vend për dyshime dhe për Lulzim Bashën dhe grupin e tij të deputetëve, që nuk do të jenë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!