“Bardhi tentoi t’i merrte partinë Bashës, iku te Berisha kur nuk ia doli dot”, Mërtiri: Kërkojnë bashkim fals

schedule21:03 - 11 Janar, 2024

schedule 21:03 - 11 Janar, 2024

Analisti Ergys Mërtiri ka thënë se Gazment Bardhi tentoi t’i merrte partinë Lulzim Bashës, por nuk ia doli dot dhe iku te Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai i ka theksuar se tani po kërkojnë një bashkim fals të opozitës.

“Gjuha me të cilën flet zoti Bardhi sot fatkeqësisht po imiton gjuhën e Berishës. Berisha flet me këto terma. Për mua zoti përfaqëson tjetër gjë dhe nuk e shoh dot të flasë me të njëjtën gjuhë. Aq më tepër të pështyjë aty ku ka qene. Nuk është etike në aspektin njerëzor. Në momentin që t’i ike tani zbras të gjithë bateritë ndaj shtëpisë ku ike. Është shumë e shëmtuar kjo dhe kemi 30 vjet që e shohim. Për mua nuk ngjit. Nuk është gjuha që e shohim një politikanë. Problemi është që Bardhi dhe grupi i tij tashmë kanë shkuar te Berisha. Kanë bërë sikur nuk kanë shkuar, por të gjithë e kuptojnë që ata janë dhe kanë shkuar te Berisha. Ata e dinë që nuk marrin vota dhe prandaj shkuan te Berisha, se po të merrnin vota do krijonin një grup të tyre dhe zoti Bardhi e di që vetë nuk merr dot vota. Atij i duhej një i fuqishëm që të shkojë, iu duk më i dobët zoti Basha dhe shkoi te zoti Berisha”, u shpreh ndër të tjera analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!