Avokati Idajet Beqiri thotë se dokumentari i publikuar nga RAI 3 është një shpifje për të prishur imazhin e Shqipërisë.
Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Beqiri u shpreh se është paguar për të baltosur vendin dhe për të krijuar skena të turpshme.
Ndër të tjera, Beqiri shtoi se Gazment Bardhi nuk ka burrëri dhe duhet të ndëshkohet rëndë, për servirjen e dokumentarit dhe për kallëzimin e rremë ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.
“Ka qenë një kohë kur Shqipëria vuante nga një lloj diskriminimi që i bëhej nga shtypi i huaj, sidomos nga vendet armike të vendit tonë, Serbia, Greqia, Mali i Zi, Rusia etj, ata edhe miqtë e tyre në vende të tjera merrnin fotografi në Shqipëri, ku ishin në vendet më të errëta. Ka kohë që nuk e bëjnë më atë. Kemi serbët e rinj në Tiranë, grekët, sa shikojnë një sukses të Shqipërisë, ata dalin në rrugë e bëjnë përshesh me molotov. Ky vend ka një grusht njerëzish që paguhen nga shqiptarët, shkojnë në parlament edhe si deputet, por janë armiq të shqiptarëve, populli duhet të ndërgjegjësohet, t’i ndëshkojë me votë por edhe me forma të tjera. Ka vend për korrigjime, por jo që ta baltosësh vendin tënd, të paguash RAI që të bëjnë skena të turpshme.
Në këto veprime që bëhen, në fund të fundit, njeriu ka një lloj burrërie. Bardhi s’ka qenë ndonjëherë burrë, por kur ti bën një deklaratë dhe thua që për vellain e kryeministrit, kam prova bindëse, e kam çuar kallëzimin në SPAK, shkon në SPAK kallëzimi i Olsi Ramës, e merr SPAK, del kallëzim i rremë ndaj Olsi Ramës. Kjo është paburrëri, shpifje ordinere, për këtë duhet ndëshkim i rëndë, këta njerëz duhet të ndëshkohen rëndë. Shpifjet që i çojnë në kanalet e huaja për të prishur imazhin e vendit tonë, gjërat të kësaj natyre janë neveritëse”, theksoi ai./abcnews.al