Bardhi: Rama të mbajë premtimin për pagat e naftëtarëve! U premtoi hapjen e rafinerive

schedule12:34 - 29 Tetor, 2020

schedule 12:34 - 29 Tetor, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i kërkon kryeministrit Edi Rama të mbajë premtimet për pagat e naftëtarëve.  Bardhi shprehet se kreu i qeverisë u ka premtuar atyre hapjen e rafinerisë. Ai thotë se premtimet e tij tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.

“Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre.

Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.  Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut”, shkruan Bardhi./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!