Bardhi pas tryezës së deputetëve të PD: Nuk ramë dakord për rezolutë të përbashkët me PS për Kosovën

schedule14:56 - 10 Tetor, 2023

schedule 14:56 - 10 Tetor, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas tryezës së deputetëve demokratë.

Bardhi u shpreh se deputetët nuk u dakordësuan për një rezolutë të përbashkët me Partinë Socialiste për Kosovën.

“Dua të informoj opinionin publik se deri tani nuk ka një dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët, pasi Grupi Parlamentar i PS nuk mbështet rezolutën e Parlamentit të Kosovës, nuk kërkon një unifikim të qëndrimit tonë me kolegët e parlamentit të Kosovës dhe nuk pranon të identifikojë përgjegjësit realë, të situatës së krijuar në 24 shtator. Grupi Parlamentar i PD, ka bërë çdo përpjekje për të pasur një rezolutë të përbashkët. Kemi trajtuar me seriozitet maksimal propozimin alternativ të kolegëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kemi dërguar një draft ku bëhen bashkë të dyja propozimet. I bëj thirrje kolegëve të PS, të heqin dorë nga qëndrimi i Serbisë, të gjithë bashkë të mbështesim Kosovën.

Kemi analizuar edhe situatën ku mazhoranca kërkon të fusë opozitën në parlament, dhe kemi dakordësuar mënyrat e ragimit të opozitës, nga mbyllja e çdo rruge institucionale të opozitës në parlament”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!